Futboll Premier League Sport

MË MUNGON GOLI/ Mourinho shpërthen në lot (VIDEO)

Jose Murinho ka shpërthyer në lot gjatë një interviste “El Chiringuito TV”. “Më mungon futbolli…”, dhe nga syt e Mourinho rrjedhin lotët.

I mbetur pa ekip qëkur u largua nga Manchester United, portugezi duket se po e përjeton keq mungesën e drejtimit të një klubi futbollit.

“Dua të kthehem në rrugën e duhur”, ka thënë Mourinho gati duke bërë një apel me zë të dridhur. “Kam qenë duke bërë një gjë që më argëtonte, derisa u largova. Tani që kam ndaluar në vend, më mungon futbolli”, është shprehur Mourinho.

Portugezi u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, pas një seri dështimesh në kampionat, dhe marrëdhënieve të tensionuara me disa lojtarë të skuadrës.

Ai nuk pranoi disa oferta për të drejtuar klube në Kinë, ndërsa gjatë verës shumë zëra në merkato e lidhën atë me klube si Paris Saint Germain apo Newastle. Prej largimit nga Manchester United, Jose Mourinho ka luajtir rolin e analistit sportiv në Sky Sports, por padyshim qëllimi i tij nuk është ‘shfaqja’ në TV, por ajo në fushë.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ “Mos fol me policinë!”, avokatët e Ronaldos kërcënojnë Kathryn Mayorgën

Delo.autor

Klopp gati të “hapë zjarr” në betejën britanike të Champions League

Sadik.Autor

MË MODEST SE KURRË/ Shpërthen Messi: Te Barcelona nuk komandoj unë, por kur më pyesin…

F.autor

Leave a Comment