Futboll Sport

“KJO NUK ËSHTË E MUNDUR”/ Tuchel: Neymar largohet, vetë nëse ndodh kjo gjë…

PSG humbi ditën e djeshme ndaj Rennes. Neymar mungonte në këtë ndeshje, dhe mungesa e tij u ndie në ekip.

Ndërkohë që e ardhmja e brazilianit është në udhëkryq, trajner Thomas Tuchel e përjashtoi mundësinë e largimit të Neymar pa siguruar zëvendësimin adekuat.

“Ai nuk do të largohet pa rekrutimin e dikujt tjetër, që ta zëvendësojë. Kjo nuk është e mundur, – tha Tuchel në konferencën e tij të shtypit, pas ndeshjes. – Është e qartë, nëse qëndron, ne do të kemi një lojtar të madh, që do të na ndihmojë të fitojmë. Unë gjithmonë them të njëjtën gjë, merkatoja është e hapur edhe më shumë se 10 ditë, ndaj kjo çështje mos mendoni se do të zgjidhet nesër, ose pasnesër. Ajo që unë mendoj nuk është e rëndësishme. Sot lojtari im nuk mund të luajë, sepse nuk ka bërë asnjë stërvitje si të tjerët. Kjo është situata dhe asgjë nuk ka ndryshuar”.

Image

Related posts

ITALIANËT FRENOJNË PËR BROJËN/ Dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares

F.autor

E KRYER/ Arrihet marrëveshja me mesfushorin, INTER udhëton në Gjermani

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ndeshja Qarabag-Arsenal, vendasit duan të shkruajnë historinë

Isa.Autor

Leave a Comment