Futboll Seria A Sport

ENDE PA MBËRRITUR NË SKUADËR/ Icardi i “hap luftë” Alexis Sanchez

Mauro Icardi është i bindur se do të qëndrojë te Inter deri në përfundim të kontratës, edhe sikur t’i duhet që  të qëndrojë në tribunë.

Kjo duket si një hakmarrje e Icardit që të largohet ma parametra zero, por njëkohësisht do të ishte një dëm edhe më i madh për të personalisht.

Pak ditë më parë, klubi i Interit i hoqi edhe numrin 9 në fanellë, numër të cilin ia kaloi Romelu Lukakut. Aktualisht, Icardi nuk ka një numër të ri dhe duket se e ka bërë kërkesën e tij në klubin zikaltër.

Sipas asaj që raporton “tuttomercatoweb” ai ka kërkuar që të ketë fanellën me numrin “7”, numër i cili në fakt është i rezervuar.

Mediat italiane raportojnë se “7” i është premtuar kilianit Aleksis Sançez i cili pritet që së shpejti të transferohet në Milano.

Kështu, Icardi duhet të zgjedhë një tjetër numër duke qenë se numri që mban te Argjentina, është praktikisht i pamundur dhe për më tepër, me shumë gjasa do të jetë numër dyshifror dhe mbi 20 pasi janë të zënë të tjerët.

Image

Related posts

E BUJSHME/ Juventus, takim i ri me Milanin/ Bonucci është më afër rikthimit

Isa.Autor

“DO DHUROJË TË GJITHA FITIMET…”/ Skënderbeu solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

Delo.autor

Rusia, organizatorja më e dobët e një Botërori e të gjitha kohërave?

Sadik.Autor

Leave a Comment