Futboll Sport

DEBUTOI ME GOLIN SPEKTAKOLAR/ Muriqi: E ndjeja që do të realizoja, prisni edhe…

Vedat Muriqi e nisi aventurën e tij me skuadrën e Fenerbahçes në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar që në debutim në ndeshje zyrtare.

Ai arriti të realizonte një gol mjaft të bukur në ndeshjen e fituar 5-0.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Muriqi tha se e kishte ndjerë që do të merrte topin në atë pozicion, duke realizuar.

Ndërkohë, ai pranoi se mund të ishin shënuar edhe të tjerë gola, megjithatë shpreson të realizojë në ndeshjet e tjera.

“Jam i lumtur me fitoren që kemi arritur. Kjo ishte me rëndësi për ne. Përveç rezultatit të thellë, edhe loja e bukur e shfaqur na ka gëzuar. Jam i kënaqur me golin. Kemi pasur edhe disa raste, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjera. Shpresoj që edhe javën tjetër të shënoj”.

E kam ndjerë se Emre do të ma pasojë topin, besoj se e kam kontrolluar mirë topin dhe topi doli para meje dhe në këtë formë mu lehtësua puna për shënim”, u shpreh Muriqi.

Related posts

“Dridhet” Barcelona! Real Madridi futet në garë për sulmuesin francez

Sadik.Autor

E RRALLË/ Ka HUMBUR sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Miralem Pjanic firmos me skuadrën e re, marrëveshje për një vit

F.autor

Leave a Comment