Futboll Premier League

Tottenham/ Lloris: Kane po aq i mirë sa Messi dhe Ronaldo

Hugo Lloris beson se Harry Kane tashmë është lojtar po aq i mirë sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi anglez vendosi rekord të ri në Premierligë për më së shumti gola të shënuara brenda një viti kalendarik, 39, pas het-trikut të shënuar kundër Southamptonit në mesjavë.

Ndërkohë, edhe pse Messi dhe Ronaldo janë duke e dominuar botën e futbollit në dekadën e fundit, pasi i kanë fituar nga pesë Topa të Artë secili, dhe vetë Kane mendon se i duhet rrugë e gjatë për t’u zhvilluar në një lojtar të kalibrit të tyre, portieri i Tottenham, Hugo Lloris, mendon se anglezi e ka arritur atë nivel.

Ai beson se Kane është në një nivel me Messin dhe Ronaldon pas dy sezoneve si golashënuesi më i mirë në Premierligë. “Është vështirë t’i arrish lojtarët si Messi dhe Ronaldo, por Kane tani është në nivel me ta dhe ende i ri në moshë”, ka thënë Lloris.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Shpresat përmbysje ME EMOCIONE ndaj Andorrës, Shqipëria e 3-ta në grup

Delo.autor

U LARGUA NGA BARCELONA PAS GJYSMË SEZONI/ Ja çfarë shkruan Boateng për klubin dhe tifozët (FOTO)

Delo.autor

“GODITJE” NË SULM/ Roma vlerëson idenë surprizë, afrimin e Sterling nga Chelsea

F.autor

Leave a Comment