Futboll Sport

AJAXI NUK NJIHET MË/ Has shumë vështirësi në eliminatoret e Championsit

Tre muaj më parë Ajax-i befasonte Europën teksa luante në gjysmëfinale të Championsit, duke eliminuar më herët skuadra si Real Madrid dhe Juventus, por tanimë ajo periudhë duket e largët.

Skuadra holandeze pak javë më parë nisi aventurën për sezonin e ri në Champions, teksa në turin e tretë kaloi me shumë vështirësi grekët e PAOK-ut. Mbrëmë të besuarit e Ten Hag zhvilluan ndeshjen e parë për turin e ‘play-off-it’, që përballë APOEL-it të Qipros nuk shkruan më shumë se 0-0.

Jo vetëm kaq, por gjatë ndeshjes Ajax rrezikoi shpeshherë të pësonte, ndërsa për disa minuta luajti me 10 lojtarë si pasojë e kartonit të kuq të Mazrauoi. Gjithsesi përsa i përket kualifikimit gjithçka do të vendoset javën e ardhshme kur të luhet ndeshja e kthimit, por deri më tani duket shumë e vështirë që Ajax të përsërisë veten, duke parë edhe largimet e Frenkie De Jong por edhe të De Ligt, dy shtylla të ekipit.

Po të martën për ‘play-of-in’ e Champions League u luajt sfida CFR Cluj-Sparta e Pragës që përfundoi 0-1 si dhe LASK Linz-Club Brugge që përfundoi po 0-1. Ndërkohë sonte do të luhen tre takimet e tjera ndërmjet Dinamo Zagreb-Rosenberg, Olympiakos-Krasnodar si dhe Young Boys-Crvena Zvezda.

Related posts

PËRBALLJA MOLDAVI-SHQIPËRI/ UEFA ia beson një 34-vjeçari anglez, ja kush do të vendosë drejtësi

Delo.autor

STADIUMI I NAPOLIT MERR EMRIN E MARADONËS/ Priftërinjtë e qytetit kundërshtojnë: Do të ishte mirë që të quhej…

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Merret vendimi, Komisioni i UEFAS gjobit me 5 mijë euro FSHF, ndërsa Kampionët e Botës…

Delo.autor

Leave a Comment