Futboll Premier League Sport

GATI PËR OFERTËN/ Solskjaer identifikon lojtarin e parë që do të largojë nga Man United

Marouanne Fellaini pritet të bëhet viktima e parë e Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United është gati të dëgjojë ofertat për mesfushorin.

Fellaini ka bërë vetëm dy ndeshje si zëvendësues nën regjimin e Solskjaer, i cili ka fituar gjashtë ndeshjet e para në stolin e United.

Megjithëse mesfushori ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare në verë, mendohet se United është gati ta lërë të largohet Fellaini-n këtë muaj, por vetëm nëse vjen oferta e duhur.

Milan, Porto dhe kinezët e Guangzhou Evergrande kanë shfaqur interes për Fellaini-n, me United që thuhet se kërkon rreth 15 mln euro për mesfushorin 31-vjeçar.

Me 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, United nuk kërkon ta shesë lirë belgun dhe paratë e fituara nga ai mund të përdorë për t’u përforcuar diku tjetër.

Jose Mourinho e kishte pikë të dobët, por tani ka mbetur thjesht një lojtar i tepërt te Djajtë.

Related posts

FITORJA ME “POKER” NDAJ BENEVENTOS/ Kapiteni Gomez i kundërpërgjigjet trajnerit Gasperini në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Lufta mes Juventus dhe Napoli do të vendoset të mërkurën

Q.Autor

E BUJSHME/ Sergio Ramos-Messi, 100 ditët që do të mbajnë peng Spanjën

Delo.autor

Leave a Comment