Tennis

I “ZHVATI” 35 MILIONË PAUND MOTRËS/ Çfarë ndodhi me vëllain “HAJDUT”

Ishte prezantuar si vëllai i ish-numrit 5 të tenisit botëror për kategorinë femra, por ky mashtrim pritet t’i kushtojë shtrenjtë, Solomon Shlomo Azari.

24 vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzat e posedimit të drogërave, skemë të organizuar të mashtrimit, fshehje identiteti dhe vjedhje.

Azari u arrestua në Hotel South Beach në Miami, pasi zhvati me 35 milione paund yllin e tenisit të femrave, Eugenie Bouchard.

Djaloshi ishte prezantuar te pronarët e hotelit si vëllai i Bouchard dhe se kishte leje për të shfrytëzuar çdo ambient të vendqëndrimit me pagesat që do bëheshin nga bukuroshja amerikane.

Por kur Bouchard u pyet rreth aktivitetit të 24 vjeçarit, kjo e fundit hodhi poshtë pretendimet e tij, madje pohoi se nuk e kishte parë kurrë në jetë.

Hetimet vazhduan më 30 korrik, kur Bouchard kundërshtoi të paguante një faturë prej 24 mijë paund.

Aktualisht, 25 vjeçarja po përgatitet për US Open dhe gjatë kohës që nuk është në aktivitet banon në hotelin në Miami.

Related posts

COVID-19/ Shtohen rastet me koronavirus në tenis, pozitiv trajneri i Djokovic e disa punonjës

Delo.autor

RIVALITET I PËRJETSHËM/ Federer: Nuk e prisja, Nadal nuk më ftoi në dasmë por unë…

F.autor

MPOSHTET SERBI KAMPION BOTE/ Surpriza Khachanov, mposht Djokovic në finalen e Parisit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment