Futboll Sport

I PAPËRMBAJTSHËM/ Godet më bërryl kundërshtarin dhe përjashtohet nga loja

Wayne Rooney është përjashtuar nga loja pasi e goditi me bërryl një lojtar kundërshtarë në humbjen e skuadrës së tij DC United 2:1 kundër New Yorl Red Bulls, pas ndërhyrjes së video asistentit të gjyqtarëve (VAR).

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave njihet si “Kupa e Atlantikut” dhe këtë herë i takoi vizitorëve.

Por ngjarja kryesore e cila e mori vëmendjen e mbrëmjes ishte incidenti i sulmuesit anglez Wayne Rooney.

Rooney u përjashtua nga loja në pjesë të parë për shkak se e goditi me bërryl një lojtar kundërshtar.

Pas rishikimit të incidentit në Var, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 24-të, për një goditje me bërryl në Cristian Cassseres gjatë një korneri.

Related posts

Neymar i papërmbajtshëm, shënon golin e dytë ndaj Rennes (VIDEO)

Q.Autor

MBAPPE FUT NË SHERR PSG-NË DHE REALIN/ Leonardo akuza të forta, largimi i francezit sjell efekt domino

Delo.autor

Chelsea përmbys Southamptonin, shënon sërish Giroud

Sadik.Autor

Leave a Comment