Futboll La Liga Sport

KONTRATË DERI MË 2022/ Barcelona “blindon” yllin Ansu Fati, ja klauzola e tij…

Ansu Fati ishte një nga zbulimet e Barcelonës në këtë sezon, teksa tregoi paraqitje shumë të mira me ekipin në fillim të kampionatit.

Së fundmi katalanasit kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2022, me një klauzolë milionere largimi. Klauzola e largimit të 17-vjeçarit është 170 milionë euro, por nuk përfundon këtu.

Pasi të mbushë 18 vjeç, klauzola e futbollistit do të rritet automatikisht dhe do të shkojë në 400 milionë euro.  Drejtuesit e Barcelonës kanë pritshmëri të mëdha për sulmuesin dhe e shohin atë si një lojtar me të ardhme të madhe. Diçka të tillë e konfirmon edhe kontrata e nënshkruar nga të dyja palët.

Related posts

PËRGATIT KLUBIN PËR TË ARDHMEN/ Bartomeu paralajmëron: Talentet e mëdhenj vijnë nga këto tri vende

Delo.autor

Cikalleshi debuton në Turqi, skuadra e tij triumfon pastër në shtëpi

Isa.Autor

PËRGATIT NJË “GODITJE” SURPRIZË/ Barcelona gati 20 milionë euro për “Ronaldon e ri”…

Delo.autor

Leave a Comment