Futboll La Liga

Rrëfehet Zidane: Ja pse e zëvendësova Cristiano Ronaldonn

Kriza e Real Madrid vijon ende dhe dje erdhi një tjetër barazim në kampionat, 2-2 ndaj Levante në fushën e kësaj të fundit, me vendasit që barazuan minutën e fundit me Gianpaolo Pazzini. Por në minutën e 82-të, nga fusha e lojës doli sulmuesi portugez Cristiani Ronaldo dhe disa minuta më vonë erdhi edhe barazimi i Levante. Trajneri Zinedine Zidane ka bërë me dijeë se nuk e hoqi sulmuesin portugez se ishte i lodhur. “Jo, gjithçka ishte e planifikuar që në fillimin e takimit. Një barazim i papritur, pasi e kishim lojën nën kontroll”, tha Zidane.

Trajneri Zinedine Zidane

Kemi vështirësi të shënojmë në portën kundërshtare. Ne shkuam dy herë në avantazh, por bëmë dy gabime që na kushtuan rëndë, sidomos në fundin e takimit. Ky është një sezon i vështirë për ne”, tha Zidane, që duke u kthyer të zëvendësimi i Ronaldo, shton: “E largova nga fusha pasi doja një lojtar më shumë në mesfushë, për të mbrojtur edhe me Asensio e Benzema. Gjithsesi, tani ajo sfidë i përket të shkuarës dhe po mendoj për ndeshjen e radhës. La Liga nuk përfundon tani, por në maj edhe pse rivalët tanë janë shumë të shkëputur”, tha Zidane.

Related posts

De Biasi arrin marrëveshjen me SPAL, po diskutohen detajet

Q.Autor

“NUK MË MUNGON SPANJA”/ Ronaldo: Kemi gjithçka për t’u shpallur kampionë…

Delo.autor

“MEZI PO PRISJA TË MBARONTE PJESA E PARË NDAJ VLLAZNISË”/ Trajneri Shehi: Ja çfarë na duhet për titullin

Delo.autor

Leave a Comment