Futboll La Liga

Sergio Ramos: Është një nga sezonet më të dobët të Real Madrid-it

Sergio Ramos mendon se ky vit është një nga më të dobëtit e Real Madrid-it. “Los Blancos” janë në vendin e katërt të La Liga-s me 18 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Të shtunën skuadra e Zidane nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj në transfertën e Valencia-s. Ramos autori i golit të parë për të tijtë ndaj Levante-s, është mbrojtësi i parë në historinë e La Liga-s që shënon në 14 sezone radhazi. “Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të qëndrojmë sa më lart të mundemi. Liga e Kampioneve dhe pjesa tjetër e sezonit duhet të na shërbejë për të riorganizuar grupin”, u shpreh Ramos.

Numri 4 i Real ndali gjithashtu te diferenca me rivalin historik Barcelona-n. “Nuk është normale të jesh në këtë distancë. Kemi bërë diçka gabim duke lënë kaq shumë pikë në ndeshje të cilat i kemi kontrolluar. Ky ka qenë një nga sezonet më të këqija për ne. Skuadra funksionon, askush nuk po fshihet, të gjithë janë përpara dhe kur ke një situatë të komplikuar duhet të mbrohesh, të jesh i bashkuar dhe kjo është mënyra e vetme për të bërë diçka që vlen Ligën e Kampioneve”, u shpreh mbrojtësi i madrilenëve.

Pas dorëzimit në luftën për titullin e La Liga-s, “Los Blancos” do të jenë tërësisht të përqendruar te Liga e Kampioneve dhe nëse do ta arrinin ky do të ishte trofeu i tretë radhazi, si askush tjetër në historinë e futbollit. Sfida e radhës në skenën më madhore të futbollit europian në nivel klubesh është ndaj PSG-së në 1/8. Përplasja e parë mes dy gjigantëve të Europës do të jetë ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt në Madrid dhe kthimi në Paris më 6 mars.

Related posts

TRAJNERËT ME SYTË NGA SULMI/ Bomberët Rashford dhe Leva kanë shënuar nga 24 gola këtë sezon

F.autor

Ronaldo më pranë Torinos/ Juventus ka nxjerrë në shitje fanellën e portugezit (FOTO)

Isa.Autor

AKORDI BARCELONA-ANSU FATI/ Arrihet marrëveshja për rinovim. Ja detajet e kontratës së re…

Delo.autor

Leave a Comment