Kategoria Superiore Shqipëri

Surprizon Allegri: Kam pak lojtarë në formë, luajnë edhe të dëmtuarit

Në prag të ndeshjes që bardhezinjtë do të luajnë sot ndaj Sassuolo, trajneri Allegri lëshon këmbanën e alarmit se nuk ka shumë lojtarë në dispozicion, madje i numëron ata me gishta. Sipas tij, dëmtimet e shumta kanë bërë që infiermeria e Juventusit të jetë plot, ndaj Allegri u bën thirrje edhe lojtarë të dëmtuar që të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë në fushë sot. “Bernardeschi është i vetëm në pozicionin e tij që mund të luajë edhe pse i dëmtuar, ndaj duhet të tregojë se sa e vlerëson fanellën. Nëse nuk ka shumë dhimbje, do të jetë në fushë”, tha Allegri.

Bernardeschi pritet te jete ne fushe sot edhe pse i demtuar

Përballë Sassuolo, trajneri bardhezi kërkon vetëm fitoren, në mënyrë që të mos humbasë ritmin e Napolit, që do të luajë në mbrëmje ndaj Benevento, një rivali më të lehtë. “Nuk kam shumë alternativa për këtë ndeshje, ndaj mund të vendosim në momentin e fundit të luajmë edhe me 3 mbrojtës. Por e rëndësishme është që mendërisht të jemi të përgatitur për çdo surprizë dhe të gjithë të sakrifikojnë. Duhet të qëndrojmë pas Napolit deri në fund. Sassuolo është një skuadër e fortë fizikisht, ndaj duhet të jemi të ashpër në mesin e fushës dhe të luftojmë fort për çdo top”, tha Allegri.

Related posts

JAVA E PARAFUNDIT NË SUPERIORE/ “Lumë” golash në minutat e fundit, shikoni të gjitha rezultatet

Delo.autor

KUKËSI-KASTRIOTI/ Krutanët shpresojnë deri në sekondën e fundit, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, sulmuesi Ngoo rikthehet tek Tirana. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment