Futboll Sport

“NUK LUAN PA SQARUAR ÇËSHTJET E MERKATOS”/ PSG përjashton Nejmarin

Sot në ora 21:00 PSG pret Tuluzën në “Parc des Princes”. Ide të qarta mbi ndeshjen dhe objektiva për Tomas Tuhel, dyshimi i vetëm i të cilit ka të bëjë me Nejmar.

 Duke folur për brazilianin, trajneri i PSG deklaroi në konferencë për shtyp: “Forma e Nejmarit ka ardhur në rritje çdo ditë. Ai ka zhvilluar çdo stërvitje me intensitet dhe cilësi, por situata rreth tij mbetet e njëjta dhe për sa kohë nuk është e qartë, ai nuk do të zbresë në fushë.

Nëse brenda ditës së nesërme do të ketë zhvillime dhe çdo gjë do të bëhet e qartë, atëherë Nejmar do të luajë. Kjo nuk është situata ideale për skuadrën time, por jemi profesionistë dhe duhet të përshtatemi”.

Nejmar PSG

Ndërkohë në listën e bërë publike nga skuadra, në lidhje me lojtarët që do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e sotme, vihet re se Nejmar nuk është i grumbulluar.

LISTA PSG

Related posts

Titulli shihet me ‘dylbi’, ja çfarë e shpëton Real Madridin

Q.Autor

Komentuesit serbë fjalë të mëdha për Fadil Vokrrin, e falënderojnë çfarë ka bërë si futbollist

Sadik.Autor

“TOPIN E ARTË” E FITON MODRIC? RONALDO është i “çmendur”, ja si përgjigjet portugezi

Isa.Autor

Leave a Comment