Futboll Premier League Sport

YLLI “KUQEZI” PO SHKËLQEN NË PREMIER/ “The Guardian”: Java vendimtare për Brojën, klube të tjerë do të interesohen për të

E ardhmja e Armando Brojës mund të vendoset brenda javës së ardhshme. Ky është lajmi që ka publikuar sot e përditshmja e njohur britanike “The Guardian”, e cila ka theksuar se si klubi I Sauthempton dhe i Çelsit kanë nisur bisedime konkrete për të vendosur se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e talentuar të përfaqësues shqiptare, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në Angli.

“Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 5 gola në kampionat që kur iu bashkua skuadrës së Ralf Hasenhutl në fillimin e sezonit dhe Sauthempton do të dëshironte të firmoste me lojtarin një kontratë jo në huazim. Mbetet të shihet nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare është apo jo pjesë e planeve afatgjata të Çelsit. Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Sauthempton e ndërgjegjshëm që klube të tjera do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm”, shkruan “The Guardian”.

“Tomas Tuhel, i cili pa nga afër Brojën gjatë fazës përgatitore në verë, mund të dëshirojë të shohë nëse shqiptari është në gjendje të ketë një impakt në sezonin e ardhshëm te kampionët e Europës. Mendohet se Brojës do t’i jepet mundësia të tregojë aftësitë në ekipin e parë nëse ai do të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm. Sulmuesit e Çelsit kanë vuajtur për të gjetur vazhdimësi në këtë sezon dhe Tuhel ishte kritik ndaj Romelu Lukaku pasi skuadra e tij u mund të shtunën 1-0 nga Mançester Siti”, thekson ndër të tjera ky artikull i cili shtonte dhe se tifozët janë në krah të Brojës.

“Tifozët e Çelsit do të dëshironin që Brojës t’i jepet një shans. Ata kanë parë pjesëtarë të akademisë si Mezon Maunt, Ris Xhejms, Trevor Çalobah dhe Kallum Hadson-Odoi të tregojnë veten në ekipin e parë, por ishin të shqetësuar teksa shihnin të rinj të tjerë të largoheshin gjatë verës së fundit”, tregon e përditshmja britanike në shkrimin e saj rreth sulmuesit kuqezi.

Related posts

LIVE/ Wolves-Arsenal, Jota thellon shifrat për vendasit

Delo.autor

IMITON MESSIN/ UZUNI tërbon KROATËT, shënon një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Ibrahimovic do të largohet zyrtarisht këtë javë nga “Djajtë e Kuq”.

Sadik.Autor

Leave a Comment