Albanian Stars Bundesliga Futboll

Rashica i lumtur për debutimin në Bundesliga, falënderon tifozët e Werderit

Rashica është shprehur i lumtur për debutimin në Bundesliga me fanellën e Werder Bremen.

I transferuari nga Vitesse për nëntë milionë euro, Milot Rashica, debutoi në Bundesliga në fitoren e Werder Bremen prej 2:1 kundër Schalkes.

Shqiptari ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 56, duke u larguar nga loja kur Werderi po humbiste 1-0, që përmbysi më pas rezultatin duke realizuar në minutat 79’ dhe 90’.

Sido që të jetë, ishte debutim ëndrrash për shqiptarin pasi klubi i tij i ri mori tri pikë në një stadium të vështirë siç është ai i Schalkes.

“Jam shumë i lumtur për debutimin në Bundesliga… dhe i lumtur gjithashtu për tri pikët kundër Schalkes. Faleminderit tifozëve për mbështetjen, ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Me këtë fitore, Werderi është larguar nga zona e rrezikshme. Ata gjenden në pozitën e 15 me 20 pikë të grumbulluara pas 21 xhirove.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mëson emrin e kundërshtarit në play-off të dhe kërkon mrekullinë

Delo.autor

REALI NUK HUMB KOHË/ Flirton me bomberin gjerman të Bundesligës

Delo.autor

Lamtumirë Kovacic/ Së shpejti largohet nga …

Sadik.Autor

Leave a Comment