Futboll Sport

PRITEJ TË ZYRTARIZOHEJ TEK KUKËSI/ Por Andi Lila merr vendimin e papritur

Andi Lila pritej që sot të firmoste me Kukësin dhe të bëhej pjesë e verilindorëve për sezonin e ri, por duket se çdo gjë ka ndryshuar dhe ka marrë një rrjedhë tjetër.

“Panorama Sport”, mëson se Lila e ka njoftuar klubin e Kukësit, mbrëmjen e djeshme se nuk do të firmosë me ta.

Kursi ka ndryshuar dhe lojtari i Kombëtares duket se është shumë pranë Tiranës.

Emri i lojtarit është përmendur jo pak herë këtë verë në ambientet e klubit bardheblu dhe duket se marrëveshja tashmë do të mbyllet mes tyre.

Related posts

“ËSHTË NË NJË MOSHË QË DUHET TË LUAJË RREGULLISHT”/ Trajneri Low këshillon yllin: Duhet të largohesh nga PSG…

Delo.autor

TRIUMFUAN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Heroi i Lazios shtanget nga policia arabe, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

Me HIGUAININ dhe CALDARËN/ Ja si do të jetë formacioni i MILANIT në sezonin e ri (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment