I pakategorizuar

DEL NJË TEORI E ÇMENDUR NË PREMIER/ Tifozi i Everton akuzon: Tek Liverpool përdorin…

Në kohën kur Jurgen Klopp mori drejtimin e Liverpoolit, gjendja ishte alarmante.

Liverpooli ishte një ekip mesatar gjatë asaj kohe dhe kishte diferencë të madhe me ekipet e tjera të mëdha angleze.

Por, që nga ardhja e trajnerit gjerman gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike, aq sa “The Reds” arritën të fitojnë edhe Champions League.

Sidoqoftë, një tifoz i Evertonit nuk po i beson këtij suksesi të rivalëve të qytetit.

Tifozi i Evertonit ka dalë me një teori të çmendur, që akuzon se Liverpooli ka përdorur “doping” me lojtarët e vet.

Në një forum në internet të Evertonit me temën e titulluar: “Faleminderit Zot Manchester City”, një përkrahës i Evertonit ka shkruar se te Liverpooli mund të jenë duke u dhënë lojtarëve të tyre steroid.

“Gjendja (asteroide) është diçka për të cilën kam menduar për një kohë, nuk do të më befasonte aspak nëse një skandal doping shfaqet rreth tyre brenda disa viteve”, shkruan tifozi.

Në forum u morën shembuj të Luis Suarez, Sadio Mane, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe madje edhe Divock Origi.

Tifozët gjithashtu përmendën faktin që Liverpooli luan futboll me intensitet të lartë dhe megjithatë lojtarët kurrë nuk duken të lodhur ose të dëmtuar.

Related posts

FTON SANÇEZIN TEK EKIPI I TIJ/ Ronaldo: Nëse dështon tek Interi, dyert tona janë të hapura

Delo.autor

PO DOMINOJNË NË PREMIER/ Braziliani zbulon sekretin e suksesit të treshes Firmino-Mane-Salah

Delo.autor

NGA RANIERI TEK ANTONIO CONTE/ Ja sa i kanë kushtuar Abramovich trajnerët e shkarkuar nga Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment