Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ PSG propozon shkëmbim brazilianësh me gjigantin spanjoll…

“Martesa” mes Neymar dhe PSG sa vjen e shkon drejt fundit. Ylli brazialian thuhet se ka prishur çdo marrëdhënie me drejtuesit francez, të cilët kërkojnë që të çlirohen njëherë e më parë nga shërbimet e tij.

Nga kjo situatë kërkon që të përfitojë Reali i Madridit. Spanjollët shikojnë te Neymar njeriun ideal për të mbushur hapësirën e lënë bosh prej largimit të Cristiano Ronaldo.

Por, për të arritur te kartoni i sulmuesit 27 vjeçar, gazeta “AS” zbulon se Reali i Madridit duhet të sakrifikojë yllin e saj të ri, Vinicius JR.

Sipas saj, PSG kërkon domosdo në shkëmbim kartonin e 19 vjeçarit. Operacion i cili nuk preferohet aspak nga Reali i Madridit, i cili për momentin e konsideron Vinicius si yllin e ri të “Los Blancos”.

Related posts

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE E PARTIZANIT NDAJ TEUTËS/ Elbasani mposht kampionët

F.autor

SHERRI BRENDA KLUBIT/ Roma nuk e fal yllin e sulmit, ja gjoba për të

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jo vetëm Real Madrid, menaxheri i Lewandowski-t fut në lojë edhe një ekip tjetër

Delo.autor

Leave a Comment