Futboll Sport

EPISOD I ÇUDITSHËM/ Nuk kishte me vete dokumente identifikimi, gjyqtarin e shpëton… (FOTO)

Howard Webb është një prej ish-gjyqtarëve të njohur. Anglezi mbahet mend si arbitri kryesor në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2010 mes Spanjës dhe Holandës.

Ish-gjyqtarit anglez i ka ndodhur së fundmi një episod i çuditshëm.

48-vjeçari ishte nisur të futej në një lokal nate në New York, por nuk kishte dokumente identifikimi me vete.

Ai është ndaluar nga truprojat në derën e jashtme, por menjëherë ka dalë nga situata.

Webb, duke qenë mjaft i njohur, u ka treguar truprojave faqen e tij në Wikipedia dhe pasi e kanë identifikuar, e kanë lënë të futet në lokal.

Related posts

“BUZËQESHI JETËS!” De Biasi: Lidhja ime me Shqipërinë nuk do të shuhet kurrë

Delo.autor

KAPJE PËR FYTI DHE GRUSHTE/ Europa Ligë pushtohet nga skenat e dhunshme (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Interes i jashtëzakonshëm, ja numri i biletave të shitura 1 ditë para super sfidës

Delo.autor

Leave a Comment