Futboll Sport

LAJM I MADH NGA SPANJA/ Sulmuesi Angel Korrea nuk stërvitet me ekipin, gati kalimi tek…

Angel Korrea do të jetë “ilaçi” për Xhampaolon, për të kuruar dhimbjet e kokës që trajneri i Milanit kishte për repartin e tij të sulmit pas humbjes që në javën e parë në kampionat ndaj Parmës.

Siç raporton “El Chiringuito” në Spanjë, sulmuesi i Atletikos së Madridit i ka dhënë lamtumirën ditën e sotme ekipit dhe klubit. Në Spanjë shkruajnë se Korrea nuk është stërvitur sot me grupin e Simeones, dhe se lëvizja e Maldinit dhe Bobanit drejt Madridit ishte decivize për të mbyllur këtë marrëveshje.

Siç dihet, Milani ka vënë në “pjatë” 40 milionë euro për Atletikon, si dhe 30% të kartonit të Korreas në shitjen e ardhshme të tij, për të përmbushur 50 milionët që klubi madrilen kërkonte si fillim.

Tashmë duket se dy klubet kanë gjetur rrugën e akordit, dhe mesfushori me tipare sulmuese, apo që mund të luajë edhe si sulmues i dytë pritet të jetë shumë shpejt nën urdhrat e Xhampaolos.

Related posts

LUAJTI 7 VITE ME INTER/ Klubi i Serie A kërkon ta kthejë në Itali!

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME NË MERKATO/ Inter lëshon “rrjetat” për sulmuesin e Napolit…

Delo.autor

NGA MEMA TEK GEGA/ Trajnerët dhe largimet e bujshme nga stoli i Superiores gjatë 2019

Delo.autor

Leave a Comment