Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marc Marquez justifikohet: Rëndësi kanë pikët dhe titulli, kam një…

“Jam i kënaqur për pikët e grumbulluara, që më afrojnë më shumë për titullin kampion”, është deklarata e Marc Marquez. Piloti spanjoll i Honda u rendit i dyti në garën e zhvilluar në pistën e Sliverstone. Ai humbi garën me “fotofinish”, teksa u parakalua në kthesën e fundit nga Alex Rins, njësoj si dy javë më parë.

“Natyrisht që nuk jam i kënaqur me garën, doja fitoren. Kur je i pari ke mundësi të pilotosh në maksimum, por njëkohësisht konsumon më shumë gomat. Rins po afrohej shumë, ndërkohë që kisha frikë nga Vinales e Rossi me Yamaha. Nuk doja të përfundoja i treti apo i katërti, ndaj rrezikova me gomat”, tha Marquez.

Spanjolli justifikohet për humbjen e dytë radhazi të fitores në metrat e fundit. “Objektivi im ishin pikët, të bëja sa më shumë të ishte e mundur dhe ia dola mbanë. Në kthesën e fundit humba ekuilibrin e gomës së pasme, mbylla gazin, ndërsa Rins kishte një fërkim më të mirë me pistën. Gjithsesi, kam një avantazh të madh në botëror”, tha Marquez, që kryeson me 78 pikë karshi Andrea Doviziozo.

Related posts

“BARDHEBLUTË” BESOJNË TEK MREKULLIA/ Tirana e çudirave, ja pse përmbysja është e mundur

Delo.autor

Bonucci zbulon si mposhtet Juve dhe pse Allegri është si Gattuso

Sadik.Autor

MIQËSORJA E YJEVE/ Ish-mbrojtësi Aliaj kujton perlën ndaj Greqisë në “Qemal Stafa” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment