Futboll Sport

PO NDIQET ME PRIORITET NGA EDI REJA/ Shqiptari 19-vjeçar debutoi si titullar në Serie A, ja lajmi i mirë për të

Marash Kumbulla mund të bëhet shumë shpejt ylli i ri i prapavijës së përfaqësueses shqiptare të futbollit dhe të gjitha sinjalet janë ato të duhurat.

Mbrojtësi 19-vjeçar i Veronës jo vetëm ka bindur trajnerin Juriç që ta mbajë në skuadër, edhe pse para kësaj vere ndeshja e vetme me ekipin e parë mbetej ajo në Kupën e Italisë në vitin e kaluar.

Ai ka arritur t’i mbushë mendjen trajnerit që t’i japë një rol të rëndësishëm, duke e hedhur në fushë si titullar në sfidën hapëse të Serisë A, në barazimin ndaj Bolonjës.

Futbollisti u vlerësua pozitivisht nga të gjithë dhe tashmë është e qartë se për të ka një të ardhme të madhe përpara, meqë potenciali për t’u përmirësuar është jashtëzakonisht i madh.

Sigurisht, për vetë futbollistin ky debutim ishte një momenti i rëndësishëm dhe shumë emocionues, pasi ishte e qartë se e gjithë vëmendja do të binte mbi këtë adoleshent në një ndeshje që kishte rëndësi të veçantë.

“Kjo është në ëndërr që bëhet realitet”, shkroi ai në rrjetet sociale duke festuar këtë debutim të tijin.

“Një emocion i pabesueshëm. Debutimi në Serinë A, shumë i lumtur për paraqitjen dhe për skuadrën në një ndeshje të vështirë. Krenar që jam pjesë e këtij grupi. Të ecim në këtë rrugë”, ishin fjalët e futbollistit shqiptar, i cili po ndiqet me prioritet edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja.

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ Del VIDEO INTIME e RONALDOS me gruan e SHQIPTARI, CR7 i fut DUART në…

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ PSG arrin marrëveshje me mbrojtësin më të mirë në botë

Isa.Autor

U TRANSFERUA TEK INTER/ Tri opsione në mesfushë. Po sikur Vidal të luante me Eriksen? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment