Futboll Sport

ËSHTË NJERIU MË I PASUR NË ANGLI/ Miliarderi blen ish-klubin e Balotellit, rritet konkurrenca e kampionatit

Biznesmeni britanik, Jim Ratcliffe është zyrtarisht pronari i ri i klubit francez të Nice, që e bleu për 100 mln euro nga pronarët e mëparshëm.

66-vjeçari është njeriu më i pasur në Angli, teksa llogaritet që vlera e pasurisë së tij neto të jetë 32 milionë dollarë (e deklaruar në prill 2018).

Prej kohësh Ratcliffe ka qenë në kërkim të blejë një klub futbolli, teksa më herët provoi të marrë pronësinë e Newcastle në Angli, por nuk ia doli. Më pas u përfol se do të merrte pronësinë e Chelsea, por Roman Abramovich refuzoi të shesë klubin londinez.

Vetë anglezi tha se synon që me Nice të arrijë sistematikisht kompeticionet evropiane dhe të ndërtojë një klub me baza të forta ekonomike. Kjo lëvizje shikohet si një zgjidh për futbollin francez, që mund të ndezë konkurrencën me sheikët e PSG, që e kanë sunduar kampionatin me paratë që kanë në dispozicion.

Related posts

Juventus, Agnelli bën gati rinovimin për treshen që kthen në realitet ëndrrat e bardhezinjve

Q.Autor

E BUJSHME/ 126 milionë euro për yllin e Liverpool, “çmendet” Florentino Perez

Delo.autor

Komentatorët qajnë për Panamanë!

Sadik.Autor

Leave a Comment