Futboll Seria A Sport

Probelemet e Juventus, Dybala dhe Higuain kanë mbetur në “Wembley”

Harroni versionin HD, kjo Juve nuk arrin ta shikojë më portën. Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, dy fenomenët e “Zonjës”, janë akoma të ndalur. Kështu shpjegohet pa asnjë dyshim kriza e rezultateve, eliminimi në Champions League dhe humbja e përballjes direkte.

MOMENTI – Po, sepse, nëse është e vërtetë se bardhezinjtë kanë probleme në mbrojtje, është po aq e vërtetë se dy sulmuesit kryesorë kanë shënuar 6 gola të dy bashkë në një muaj e gjysmë. shumë pak për një dyshe që duhet të ketë një rendiment të ndryshëm në momentin më të rëndësishëm të sezonit.

INTER – Të shtunën në mbrëmje, siç dihet, do të jetë ndeshja e madhe me Inter-in, e para nga katër sfidat që do të çojnë drejt titullit, e para pas Napoli-t. Juventus nuk do të paraqitet në formën më të mirë të mundshme, duke parë se ka marrë 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, duke luajtur edhe keq.

Dhe pikërisht ata, Dybala dhe Higuain, do të shkojnë në “San Siro” me dy tabu për të thyer. “Joya” nuk ka shënuar kurrë kundër Inter-it në Milano. “Pipita”, nga ana tjetër, nuk shënon prej tetë ndeshjesh, një ecuri e pabesueshme, që ka nisur pas ka gjetur mënyrën e re të festimit.

Inter është shansi i fundit, për të ruajtur vendin e parë, për t’u kthyer vendimtar në momentin e duhur, duke parë se herën e fundit që kanë shënuar të dy bashkë ka qenë në “Wembley”, kundër Tottenham, 7 marsin e kaluar. Juventus-it i duhet versioni HD për të fituar titullin.

Related posts

CHAMPIONS/ Barazim në “PAQE”. Atletico Madrid dhe Kampionët e Europës ndajnë pikët

Delo.autor

E ARDHMJA E GOMEZ KTHEHET NË MISTER/ Oferta zyrtare nuk ka, Atalanta ka vendosur kushte dhe MLS troket

Delo.autor

MAROTTA GJEN PASUESIN E ICARDIT/ Klubi “Zikaltër” hidhet në sulm për të marrë yllin…

Delo.autor

Leave a Comment