Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin… (FOTO)

Partizani ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Tijan Jaiteh.

Ekipi i kuq e afroi mesfushorin në muajin janar, por ky i fundit nuk luajti nën drejtimin e Skënder Gegës.

Situata nuk ndryshoi as me trajnerin Franco Lerda dhe më në fund marrëveshja mes palëve është prishur.

Jaiteh largohet sot zyrtarisht nga ekipi kryeqytetas.

Ja njoftimi zyrtar i Partizanit:

“Klubi i Futbollit Partizani, njofton përfundimin e bashkëpunimit me Tijan Jaiteh. Mesfushori nga gambia dhe drejtuesit kanë arritur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Jaiteh iu bashkua kampionëve në fuqi përgjatë muajit janar të këtij viti duke u aktivizuar në ekipin e parë dhe Partizanin B. Klubi i uron Tijan Jaiteh suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, – shkruan klubi i kuq në njoftim.

Related posts

Vendimi i KAS-it, reagon klubi i Skënderbeut: Ja çfarë do të ndodhë

Sadik.Autor

“NJË NGA VITET MË TË…”/ Manchester United bën bilancin, humbjet mbi 100 milionë të shpallura në 2020-21

Delo.autor

MERKATO EFIKASE/ Hasani-Bregu, kur blerjet godasin menjëherë në shenjë

Isa.Autor

Leave a Comment