Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-TEUTA/ FSHF zyrtarizon 6 gjyqtarë për këtë takim, ja emrat

Do të luhet ditën e sotme në orën 19:00 sfida mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas triumfit në javën e parë.

Bardheblutë mposhtën Luftëtarin në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërkohë që durrsakët triumfuan 1-0 ndaj Bylist.

Në takimin e sotëm që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” do të jenë të pranishëm 6 gjyqtarë.

Kryesor i sfidës do të jetë lezhjani Eldorjan Hamiti, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Egin Doda.

Gjyqtarë të linjës, Emirion Sino dhe Blerim Ziri, ndërsa arbitër i katërt, Ani Kociaj.

Related posts

MBROJTËSI SALIBA DËSHIRON LARGIMIN/ Lojtari heq dorë nga 100 mijë euro në javë për t’u transferuar tek…

Delo.autor

E vërteta e Kakà: Kur ika nga Milan karriera ime mori fund, në Madrid më urrenin…

Sadik.Autor

“TRIPLETË” BLERJESH PËR MOTTA-N/ Juve nuk ndalet, Giuntoli hidhet në sulm

F.autor

Leave a Comment