Futboll Gossip Sport

“AI VRAU FËMIJËN TIM”/ Akuza e rëndë për legjendën argjentinase, vjen përgjigjia: Je çmendur…

Akuza shumë të forta ato të Mariana Nannis ndaj ish-futbollistit të njohur, Claudio Caniggia, bërë në një intervistë të së dielës së kaluar për gazetaren argjentinase, Susana Giménez.

Pyetjes nëse ishte shkaktari i humbjes së një shtatëzanie, Mariana iu përgjigj pa hezitim:

“Po, ai më shtyu, më përplasi me makinë, sepse nuk e lashë të hynte në shtëpi.

Dukej shumë nervoz, kërkonte një dozë kokainë, por i thashë se shtëpia ime duhej të respektohej…

Unë nuk përdorja drogë, as fëmijët e mi. Nëse dëshironte të shfryhej, të shkonte te ndonjë kurvë!”

Duke folur për abortimin e fëmijës, gruaja tregoi tmerrin e përjetuar:

“Ndërhyrja u krye pa anestezi. Atë situatë nuk do t’ia uroja as armikun tim më të keq. Unë qëndrova shtrirë në krevat për 40 ditë, por asnjë moment nuk erdhi të më shihte.

Sot do të kisha një djalë 12 vjeç. Ai më përplasi për një dozë kokainë, nuk u interesua fare se isha dy muaj e gjysmë shtatzënë. Ai vrau fëmijën tim”.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Caniggia ndaj akuzave se “vrau fëmijën tim”. Përmes llogarisë së tij në Instagram, ish-kampioni argjentinas ka sqaruar:

Ky është një moment i dhimbshëm për mua dhe fëmijët e mi. Ky turp që promovon nuk duhet të jetë i këndshëm as për nënën e tyre.

Jeta ime ka qenë gjithmonë ajo që është tani. Absolutisht transparente. Nuk kam pse të fsheh asnjë sjellje të pahijshme. Jeta ime ka qenë gjithmonë punë, një profil që do të vazhdoj ta ruaj.

Shpirti më dhemb që një dashuri e madhe mbaron në këtë shfaqje groteske, në të cilën nuk do të bëhem pjesë.

Ndoshta kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e nevojshme që përmes ndihmës profesionale të përpiqemi të përcaktojmë se çfarë i ka ndodhur, në cilën kthesë emocionale mund ta ketë humbur stabilitetin psikik, çka e bën atë të sillet në këtë mënyrë kaq të dhimbshme për fëmijët e vet dhe për mua.

Ndoshta ekspertiza e atyre që kanë njohuritë e nevojshme për të studiuar mendjen e njeriut kanë përgjigjen. Përtej kësaj, unë do të vazhdoj të jem ai që jam dhe të bëj pjesën time”.

Related posts

Barcelona në “luftë” të hapur me Igli Taren

Q.Autor

Ish-trajneri e këshillon Hazard-in, largohu nga Chelsea dhe do të bëhesh më i miri

Q.Autor

HERO DHE JASHTË FUSHAVE/ Lionel Mesi dhuron 3.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

F.autor

Leave a Comment