Futboll Premier League

Jose Mourinho kritikon tifozët në “Old Trafford”

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka kritikuar haptazi atmosferën e krijuar nga tifozët në “Old Trafford”, gjatë fitores 2-0 ndaj Huddersfield, të shtunën pasdite. Romelu Lukaku shënoi golin e parë për “djajtë”, në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, ndërsa Alexis Sanchez realizoi golin e dytë në ndeshjen e tij të parë para tifozëve vendas. Pas ndeshjes, i pyetur për Sanchez, Mourinho u mor edhe me tifozët: “Ai ka luajtur vetëm tre ndeshje që kur erdhi nga Arsenal dhe kjo ishte e para në “Old Trafford”. Unë mendoj se tanimë “Old Trafford” është shndërruar në një nga stadiumet me të qeta të Premier League. Tifozët tanë nuk ndihen gjatë gjithë ndeshjes dhe për kundërshtarët është bërë një nga fushat më të përshtatshme për të luajtur.”

Më pas, trajneri portugez shtoi: “Më kujtohet kur luanim në Portsmuth. Ai stadium është sa gjysma e “Old Trafford”, por atmosfera atje ishte e pabesueshme. Ne kemi një skuadër të mbushur me “yje”, që është në vendin e dytë të kampionatit, por tifozët nuk na japin mbështetjen e duhur. Futbollistët e mi e adhurojnë “Old Trafford” dhe duan të luajnë në shtëpinë e tyre, por mesa duket tifozët nuk e mendojnë kështu. Kjo nuk ndodhi vetëm këtë herë. Mbaj mend që kemi fituar ndeshje kundër Leicester dhe Tottenham në “Old Trafford” ku më shumë dëgjoheshin tifozët kundërshtarë sesa tanët. Kjo situatë duhet të ndryshojë në të ardhmen.”

Related posts

PËRCAKTOHET KALENDARI I PLOTË I SUPERIORES/ Java e parë starton me supers fidën Tirana-Kukësi

Delo.autor

Dështon keq Chelsea, kalon në vendin e katër

Isa.Autor

BARCELONA NUK DORËZOHET PËR LAUTARON/ “Katalanasit” gati të bëjnë një ofertë të fundit për sulmuesin e Inter

Delo.autor

Leave a Comment