Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani feston ‘ditëlindjen’, 72 vjet histori në futbollin shqiptar

72 vjet histori, mijëra sportistë dhe trajnerë që kanë lënë gjurmë në sportin shqiptar dhe 10-ra disiplina dhe qindra trofe të fituar. Ishte 4 Shkurti i vitit 1946, kur me Shqipërinë të sapo-dalë nga Lufta e Dytë Botërore, Rinia Antifashiste dhe Ushtria Nacional-çlirimtare, krijuan klubin e kuq, i cili mori formë administrative pas kalimit nën Kompetencën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Futbolli ishte ai që zhvilloi edhe ndeshjen e parë zyrtare të Klubit Sportiv Partizani, në derbin e fituar 2-0 përballë 17 Nëntorit të asaj kohe, ndërsa më në Prill të vitit 1946, nisi rrugëtimin e saj edhe klubi i shumësportëshit.

Me pak muaj në dispozicion, por me shumë talente si për meshkuj ashtu edhe për femra, në vitin 1947 Partizani nisi të përfaqësohej rregullisht në elitën e futbollit, basketbollit, volejbollit, atletikës, ndërsa sukseset nuk munguan edhe në çiklizëm, not, gjimnastikë apo peshëngritje dhe në sporte të tjera individuale.

15 tituj kampionë të Shqipërisë dhe 15 Kupa të fituara vetëm nga ekipi i futbollit, që në vitin 1970 ngriti edhe Kupën Ballkanike. Pavarësisht ulje-ngritjeve ndër vite apo një sezoni deri më tani të vështirë, me skuadrën që vetëm matematika e mban në garën për titull, për tifozët dhe jo vetëm, Partizani është “Legjenda”.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Barazim pa gola, spektakli i vërtetë ndodh në tribunë (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA PUBLIKON ÇMIMET/ Ja sa kushtojnë biletat për sfidën ndaj “Korçarëve”

Delo.autor

Mbledhje e papritur te Partizani: Merren vendime të rëndësishme dhe caktohet objektivi i ri

Q.Autor

Leave a Comment