Champions League Futboll Sport

“PLAY OFF” CHAMPIONS LEAGUE/ 3 skuadra kualifikohen në fazën e grupeve

U luajtën sot 3 përballjet e kthimit të vlefshme për raundin “play-off” të Ligës së Kampionëve.

Tre skuadrat ballkanase, Olimpiakos, Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda, kanë arritur të sigurojnë një biletë për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Olimpiakosi dhe Dinamo e Zagreb kishin hedhur një hap të sigurt pas triumfeve në ndeshjet e para. Grekët triumfuan 4-0 në shtëpi, teksa sot arritën të fitonin sërish në transfertë me rezultatin 1-2.

Ndërkohë, dy sfidat e tjera, ajo mes Crvena Zvezdës dhe Young Boys si dhe Rosenborg-Dinamo e Zagrebit u mbyllën në barazim 1-1.

Kujtojmë që kroatët në sfidën e parë kishin triumfuar me rezultatin 2-0, ndërkohë që serbët barazuan 2-2.

Image

 

Related posts

E PAZAKONTË/ Federata ofertë para ndeshjes: Blini një biletë dhe merr një tjetër falas

Isa.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E GUARDIOLËS/ Ja çmimi “marramendës” i Leroy Sane për kalimin te Bayern Munich

Delo.autor

BËRI PËRSËRI GAFË/ Tifozët këshillojnë Loris Karius të tërhiqet nga futbolli (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment