Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Busquets largohet nga Bracelona, zbarkon në kampionatin holandez tek…

Oriol Buskets është larguar nga Barcelona, teksa do të luaj për një vit i huazuar te holandezët e Tuentes.

20-vjeçari ka bërë 2 paraqitje me ekipin e parë të katalanasve, nën drejtimin e Valverdes, dhe pjesën tjetër të sezonit është aktivizuar me ekipin e dytë.

Buskets ka kaluar në moshat zinxhir të Barcelonës, dhe tani do të luajë për një vit i huazuar te Tuente në Holandë, në mënyrë që të marrë më shumë eksperiencë dhe  më pas të do të rikthehet në Spanjë, me shpresën se do të luajë për ekipin e parë. Interes për spanjollin kishte shfaqur edhe Udineze, por lojtari zgjodhi kampionatin holandez pasi beson se aty mund të rritet më shumë si futbollist.oriol-busquets-fc-barcelona-1560006520-22828

Në marrëveshjen për kalimin e lojtarit te Tuente nuk përfshihet as një mundësi për ta blerë atë, pasi drejtuesit katalanas besojnë shumë te aftësitë e lojtarit dhe shpresojnë se ai do të rritet shumë në të ardhmen.

Related posts

PËRDORËN FYERJE RACISTE/ Trajneri serb kërkon të zihet me grushta me tifozët në Itali (VIDEO)

Delo.autor

Luajti 87 minuta, por lojtari i Perusë nuk mban mend asgjë!!!

Sadik.Autor

VOLEJBOLL/ Shqipëria e mbyll Europianin me humbje dhe e fundit në grupin eliminator

Delo.autor

Leave a Comment