Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Luftëtari dhe Partizani luajnë në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës, mes tyre sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Të dyja ekipet vijnë nga një humbje në javën hapëse, dhe kampionët në fuqi të Partizanit, duan medoemos fitoren për të kthyer faqen, për më tepër në një fushë ku kanë 22 vite pa fitore.

Nga ana tjetër, Luftëtari i Klodian Duros, me shumë probleme e me lojtarë të ardhur vetëm së fundmi në ekip, do të provojë të ndalë Partizanin.

 

LIVE | Luftëtari-Partizani 0-1

GOL:  / Telushi 15′

 

KOMENTI LIVE

45′ 1 minut shtesë.

42’ Asani jep një asist fantastik për Kordeiron, braziliani ngatërrohet për një moment, por më pas godet, e është Paiteris që bën mrekullinë dhe çon topin në goditje këndi.

41’ Hyseni dhe Fili kombinojnë në zona të ngushta në të djathtë, por Trashi kupton gjithçka dhe çon topin në goditje këndi.

38’ Hyseni kërkon të nisë Rapon, por Mala mbyll për të kuqtë.

31’ Trashi sërish nga e majta, hedh një top në qendër të zonës së bluzinjve, por largon Isufi.

28’ Fili provon me një gjuajtje direkt nga goditja e dënimit, por Alban Hoxha grushton.

25’ Arbitri kryesor i drejton skuadrat drejt stolit, për të bërë pak pushim e për t’u freskuar në këto temperatura të larta.

23’ Jasir Asani shërben për Braun brenda zone, xhamajkani provon të kthehet e të godasë, por e ndal topin Isufi.

17’ Çfarë humb Braun. Del i vetëm me Paiteris, godet, por portieri devijon në këndore.

15’ PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Gjirokastër. Pas një goditje këndi, topi shkon tek Telushi, i cili me një goditje të bukur me kokë, tund rrjetën.

12’ Telushi jep një top të gjatë për Trashin, ky i fundit hedh në zonën e Luftëtarit, por Lala spastron.

9’ Luftëtari niset në një aksion të shpejtë drejt sulmit, topi tek Çela, por ky i fundit godet dhe devijohet në duart e Alban Hoxhës.

5’ Provon sërish Partizani, Asani jep një pasim për Kordeiron, godet me të djathtën, por Paiteris çon topin në goditje këndi.

4’ Krosim nga këndorja në zonë, Çela devijon, por pret Alban Hoxha.3’ Lika i rrëmben Trashit një top në mesfushë. Avancon në fundoren e djathtë, dhe kroson në zonë, por Bitri e çon topin në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

LUFTËTARI: Paiteris, Ahmetaj, Isufi, Lala, Dushkaj, Açka, Hyseni, Rrapo, Çela, Lika, Fili.  Trajner: Klodian Duro. bandicam 2019-08-28 15-23-28-656

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Belici, Boldor, Kordeiro, Romero, Telushi, Mala, Trashi, Asani, Braun. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-08-28 15-24-03-671

PANORAMASPORT.AL

Related posts

“TË KUQTË” TË PAPËRMBAJTSHËM/ Sadio Mane ndëshkon Leicester, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“NUK E NJOH FARE SUAREZIN…”/ Ish-rektorja e Universitetit të Peruxhas: Nëse Luisi do të më kërkonte…

Delo.autor

E PABESUESHME NË BULLGARI/ Ja gafa kur sulmuesi me portën bosh e dërgon topin jashtë stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment