Futboll Premier League Sport

SHUHET SË EKZISTUARI/ Falimenton klubi anglez 134 vjeçar, tifozët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Një nga klubet më të vjetra në Angli është shuar së ekzistuari.

Bury FC  nuk do të jetë më pjesë e futbollit anglez, pasi nuk u arrit marrëveshja për blerjen e klubit, ‘konfirmoi Liga Angleze e Futbollit’.

Më parë gjatë ditës së martë, kompania R&S Sporting Risk hoqi dorë nga blerja e klubit që luante në League One.

Me pronarin aktual Steve Dale të paaftë për të siguruar një blerës, EFL njoftoi se “Bordi EFL ka vendosur unanimisht me keqardhje të madhe që anëtarësimi i Bury të tërhiqet”.

Bury kishte një histori 134 vjeçare në futbollin anglez.

Tifozë të shumtë u panë të përlotur pasi morën vesh që klubi i tyre nuk kishte arritur që të përmbushte kushtet.

Related posts

RIKTHEHET PAUZA E KOMBËTARËVE/ Ja si paraqitet gjendja në kampin e Kampionëve të Superiores…

Delo.autor

Lojtari shqiptar “dhëmbë për dhëmbë” me RONALDON: Me numrin 7 shpresoj të fitojmë trofe (FOTO)

Isa.Autor

Conte: Është shumë e vështirë për t’u kuptuar

Sadik.Autor

Leave a Comment