Ekskluzive Futboll Sport

PO HIDHET SHORTI NË CHAMPIONS/ Messi dhe CR7 bëhen bashkë, çfarë po bisedojnë “jashtëtokësorët”?

Hidhet ditën e sotme, ora 18:00, shorti i ndarjes së grupeve në Champions League.

Katër vazo me nga 8 skuadra, do të ndahen më pas në 8 grupe me nga 4 skuadra secila. Edhe këtë vit, do të jetë në fuqi ligji se në çdo grup nuk do të ketë skuadra nga i njëjti vend dhe e njëjta gjë vlen edhe për ruset dhe ukrainaset që kanë kërkuar të ndahen prej problemeve diplomatike.

Të katërta vazot përmbajnë ekipe me peshë dhe mjaft të forta në Europë, dhe nuk përjashtohen grupet e “ferrit”.

Përveç shortit, sot do bëhet i ditur edhe fituesi i çmimit ‘Uefa Best Player’.

Për këtë çmim në garë janë tre futbollistë, Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Virgil Van Dijk (Liverpool).

Treshja janë ulur bashkë duke pritur kohën se kur do të jepet çmimi.

Gjithsesi, dy rivalët më të mëdhenj të futbolli ndonjëherë, Messi dhe Ronaldo janë ulur afër njëri-tjetrit dhe kohë pas kohe flisnin së bashku, por pa u kuptuar se çfarë thonin.

Related posts

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

Roberto Baggio “budist me pushkë”

Q.Autor

“KUQEZINJTË PUSHTOJNË SAN SIRON”/ Ja shifra rekord e regjistruar për sfidën ndaj Sassuolos

Delo.autor

Leave a Comment