Futboll Sport

SËRISH ME ATLETICO MADRID/ Flet Ronaldo pas shortit: Në Champions nuk fiton përherë…

Pas hedhjes së shortit, për mediat e pranishme foli edhe Kristiano Ronaldo, ku Juventusi i tij do të ndeshet sërish me Atletikon e Madridin, ashtu si në fazën me eliminim direkt sezonin e kaluar.

Portugezi foli për rivalitetin me ekipin e Simeones, ndërsa shpreson që ky të jetë viti i Juves.

DUELI ME ATLETIKON – Do luajmë sërish me ta, Atletiko është një skuadër shumë e mirë. Kam kaluar shumë vite te Reali dhe i njoh mirë. Shpresoj që mos të më ofendojnë sërish në stadium me gjëra që nuk kanë lidhje me sportin, por duke hequr këto, besoj se do jetë një ndeshje e luftuar. Atletiko ka një ekip dhe trajner të madh.

OBJEKTIVI CHAMPIONS – Të gjithë skuadrat përforcohen që të fitojnë. Shpresoj që ky të jetë viti i Juventusit, por është turneu më i vështirë për t’u fituar.

FAVORIT – Në këtë turne nuk fiton gjithnjë ekipi favorit. Barça pritej të fitonte vjet, dhe humbi me 4 gola në “Anfield”. Ne pritej të kalonim, dhe u mundëm nga Ajaksi. Edhe Reali bëri të njëjtën gjë. Është një kompeticion i vështirë. Shpresoj që të jetë viti ynë.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një rrëmuje brenda zonës, Orsic ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Buffon “tradhëtohet” nga një FOTO, plasin kritikat

Delo.autor

Përleshje masive në Spanjë: Pesë të burgosur, disa të lënduar para ndeshjes Bilbao – Spartak

Q.Autor

Leave a Comment