Boks Sport

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Boksieri Joshua: Ky do të ishte vendi ideal për duelin e madh ndaj Tyson Fury

Boksieri britanik Anthony Joshua është shprehur i gatshëm të përballet në stadiumin “Wembley” të Londrës ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Gjithsesi, zhvillimi i kësaj sfide në këtë stadium legjendar, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë, do të zhvillohet në rast se pandemia Covid-19 vihet nën kontroll në Britaninë e Madhe.

“Do ta mirëprisja një duel të tillë për ne dhe të gjithë britanikët në një stadium të tillë. Do të ishte një mundësi e artë për të gjithë që kjo sfidë të zhvillohet në “Wembley” edhe pse për momentin situata është e ndërlikuar për të gjithë për shkak të pandemisë”, tha Joshua, ndërkohë që në Britaninë e Madhe janë pezulluar të gjitha duelet e boksit gjatë muajit janar.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Efekti domino që po mban peng transferimin e Higuain tek Chelsea (FOTO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Llogari të çmendura, vetëm Teuta e Partizani kanë “garanci” për titullin

Delo.autor

LOJTARI I LEIÇESTER NDËSHKOHET ME KARTON/ I dedikoi fitoren ish presidentit

Isa.Autor

Leave a Comment