Virgil van Dijk ishte fituesi i madh në ceremoninë e çmimeve të UEFA-s.
Mbrojtësi i Liverpoolit u shpall lojtari më i mirë i vitit nga UEFA-s, duke mposhtur Lionel Messin dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.
Van Dijk mori 305 pikë nga trajnerët e çdo skuadre në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, plus votat e 55 gazetarëve.
“Para së gjithash, mendoj se duhet të falënderoj të gjithë shokët e mi të ekipit [Liverpool],” tha Van Dijk pasi mori çmimin prestigjioz.
“Më është dashur të punoj shumë për çdo hap të rrugës – kjo është pjesë e imja dhe jam shumë i lumtur për këtë. Jam shumë krenar që e fitoj këtë trofe dhe i takon të gjithë atyre që më ndihmuan gjatë rrugës.”
Më pas, ishte një moment paksa i sikletshëm kur Van Dijk u pyet për të folur për përmbysjen e çmendur përballë Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions Leagues, ndërsa pranë tij ishte Leo Messi.
“Le të kthehemi te gjysmëfinalja e Champions Leagues* – Më vjen keq, Leo është këtu, por shpresojmë se ai nuk kupton shumë anglisht!, parashtroi pyetjen gazetarja për mbrojtësin holandez.
Shihet qartë që Messi e kuptoi mjaftueshëm që Van Dijk iu kërkua të fliste për mbrëmjen më të rëndë të Barças sezonin e kaluar.
Legjenda argjentinase ishte pak në siklet nga kjo pyetje, pamjet më poshtë e tregojnë këtë moment:
Van Dijk talking about the comeback against Barcelona at Anfield in front of Messi. This is the content we all needed. pic.twitter.com/Vh8YId7gRc
— 9 (@EnRouteAnfield) August 29, 2019