Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINAS DREJT LARGIMIT/ Inter ndryshon kurs për Ikardin, ja dy alternativat

Tani diçka po lëviz dhe situata e trishtë e Ikardit me Interin këtë verë, mund marrë një rrjedhë të papritur, pasi koha e merkatos po mbaron.

Ikardi duket se është bindur të largohet nga Interi. Ideja më e fundit që ka lindur në Milano është që sulmuesi të rinovojë kontratën, e cila skadon për dy vjet dhe të largohet në huazim.

Destinacioni i Ikardit në këtë rast do të jetë vetëm i huaj, pasi Interi nuk do ta lejonte të shkonte në një rival direkt në Itali.

Nga sa raporton “Sport Mediaset”, dy janë alternativat për bomberin e Interit, Atletiko Madrid dhe Monako. Padyshim që skuadra e Simeones është një mundësi intriguese, pasi është dhe Liga e Kampionëve ne mes, ndërsa Monako nuk ofron një pjesëmarrje në këtë kompeticion.

Koha po mbaron dhe çdo ide nga Interi duhet të hidhet në “sulm” për të zhbllokuar situatën.

Related posts

LAJM I KEQ për Argjentinën/ KROACIA do luajë pa 10 TITULLARË ndaj Islandës

Isa.Autor

NGJITJA NJË KATEGORI MË LARTË/ Ekipi spanjoll feston me striptiste në dhomat e zhveshjes, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Real Madrid-Atletico, derbi në finale për një trofe

Delo.autor

Leave a Comment