Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Milan nis kontaktin e parë për yllin brazilian…

Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe do të tentojnë ta gjejnë atë deri në fund të merkatos.

Sipas asaj që shkruan “Globoesporte”, drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur kontaktet me klubin brazilian të Gremios, për Everton Soares. 23-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Amerikës me Brazilin dhe si pasojë e kësaj, për të shfaqën interes klubet me të mëdha të Europës.

Pikërisht një nga këto klube është edhe Milani, të cilët sipas raporteve të fundit kanë bërë një ofertë për sulmuesin. Thuhet se italianët kanë ofruar 30 milionë euro për të marrë shërbimet e yllit brazilian, por oferta është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Gremios pasi e quajnë shumë të ulët atë.everton

Pasi dështuan të transferojnë Korrean, te Milani tani kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë dhe një nga këta objektiva është edhe Everton Soares, me të cilin shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje.

Related posts

PRAPASKENA/ Trajneri ITALIAN ka refuzuar pankinën e REALIT pas largimit të Zidane

Isa.Autor

MOTO GP/ Yamaha zbulon sekretet: Kujtuam se Rossi do të garonte në “Formula 1”, prandaj…

Delo.autor

Patrick Kluivert: Do të doja që djali im të luante me Barcelonën

Sadik.Autor

Leave a Comment