Futboll Seria A Sport

“JAM I BEFASUAR NGA KRITIKAT”/ Rrëfehet De Ligt: Ata studiuan potencialin tim fizik dhe…

Matthijs De Ligt ishte një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato, teksa kompletoi kalimin e tij nga Ajaksi te Juventusi.

Gjithsesi aventura e tij me bardhezinjtë nuk nisi në mënyrën me të mirë të mundshme, pasi vetëm në ndeshjen e parë në Serie A, ai e pa veten në stolin e rezervave.

Megjithatë diçka e tillë nuk e shqetëson aspak holandezin, i cili në një intervistë është shprehur: “Jam i befasuar nga kritikat që kam lexuar në media, për shkak se unë nuk luajta ndeshjen e parë. Sarri më kishte paralajmëruar se muaji i parë do të ishte një ndryshim i madh për mua, pasi ka ndodhur me të gjithë mbrojtësit që kanë punuar me të. Kjo është arsyeja që unë nuk shqetësohem për ndeshjen e parë që isha në stol, kundër Parmës. Çdo ditë ndihem më mirë dhe më i fortë.”, theksoi 20-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për vizitat mjekësore të përpikta te Juventusi: “Vizitat mjekësore zgjatën një orë e gjysmë, madje më kontrolluan edhe dhëmbët. Ata studiuan potencialin tim fizik dhe përfundimi më befasoi pozitivisht pasi unë ende mund të rritem shumë.”, përfundoi De Ligt.

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO/ Pas një super aksioni, Benzema nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

LUMË GOLASH NË “CAMP NOU”/ Barcelona mund minimalisht Huesca në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ West Ham prezanton blerjen e parë të Pellegrinit

Sadik.Autor

Leave a Comment