Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA VLLAZNIA-TIRANA/ Në “Loro Boriçi” vendos një ndërkombëtar, ja emri

Vllaznia do të luajë kundër Tiranës në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar në javën e tretë të Superiores. Takimi do të luhet në Shkodër prej orës 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Derbi historik i Shqipërisë me dy skuadrat më të vjetra në vend rikthehet në këtë fillim sezoni që ekipet janë me pikë të barabarta, 4 pas dy ndeshjesh.

Gjyqtari kryesor i sfidës do të jetë Enea Jorgji. Ndërkombëtari do të ndajë drejtësinë në këtë sfidë me shumë tension dhe rivalitet. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë me biletat që janë shitur me ritme të larta.

Shkodranët kanë pritshmëri të mëdha për këtë takim, po ashtu dhe bardheblutë që duan të fitojnë brenda në Shkodër. Tifozeria ultrase e Tiranës do të udhëtojë drejt Shkodrës, ndërsa Policia do të jetë në këmbë duke ditur marrëdhëniet mes dy tifozerive.

Related posts

“AI ËSHTË NJË TRAJNER QË TË MOTIVON”/ Milito: Ja pse Mourinho do të ketë sukses tek Roma

Delo.autor

“ÇEK I BARDHË” PËR GUARDIOLËN/ Ja shuma marramendëse për merkaton e Manchester Cityt

Delo.autor

“KU JE TË Q*FSHA KOKËN”/ Takimi epik në Spanjë mes dy lojtarëve të kombëtares (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment