Futboll Seria A Sport

“TË LUASH PËR INTER ËSHTË NJË BEKIM”/ Rrëfehet Lukaku: Përvoja me “Djajtë e Kuq” është…

Romelu Lukaku ishte një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere, teksa kompletoi kalimin e tij nga Mançester Junajtid te Interi. Sulmuesi belg debutoi me zikaltërit në ndeshjen e parë hapëse në Serie A, ku shënoi edhe një gol në fitoren 4-0 kundër Leçes.

Lojtari ka dhënë një intervistë për “BBC”, ku ka folur për aventurën te Junajtid dhe kalimin te Interi: “Të luash për Interin është një bekim për mua. Është një klub me histori të madhe, të cilët dëshirojnë të përmirësohen dhe të bëjnë mirë. Isha në një fazë të karrierës sime ku me duhej një sfidë e re. Junajtid? Përpiqem të mos shikoj pas. Përvoja me “Djajtë e Kuq” është nga ato për të cilat ndihem shumë krenar, jo shumë pozitive sepse nuk fituam, por kisha shansin të luaja për ta. Tani do të luaj për një nga klubet më të mëdha në botë, por gjithmonë do të kem respekt ndaj tyre.”, u shpreh 26-vjeçari.lukakusanchez2908a

Gjithashtu belgu foli edhe për marrëdhënien me teknikun Solskjaer dhe afrimin e Sançez: “Nuk mund të them se Solskjaer nuk ishte trajneri i duhur për mua, nuk mund ta bëj. Ne u përpoqëm të punojmë së bashku, por në një moment unë duhet të isha i sinqertë me të ashtu si ai ishte me mua. Ne gjetëm një gjuhë të përbashkët dhe ai më kuptoi se si ndihesha unë. Unë gjithmonë do të kem respekt të madh për të. Sançez? Ai e njeh mirë kampionatin pasi ka luajtur këtu edhe më parë. Kishte një formë shumë të mirë te Arsenali, por nuk ndodhi e njëjta gjë te Junajtid. Mendoj se tani ka bërë zgjedhjen e duhur.”, mbylli intervistën Lukaku.

Related posts

2 LOJTARË TË TJERË POZITIV ME COVID-19/ Tek klubi i Serisë A numri i të prekurve shkon në 19-të

Delo.autor

Video tronditëse “SHOKON” Moskën: Sulmi i aksidentit ishte i qëllimshëm…(VIDEO)

Sadik.Autor

COPA AMERICA/ Shënohen dy gola të shpejtë, Brazili ndëshkon Perunë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment