Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Aguero ngjit Cityn në krye, Abraham nuk mjafton për Chelsean

Në pritje të ndeshjes Burnley-Liverpool, që do të luhet në orën 18:30, Manchester City ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Brightonin dhe është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes së Premier Leagues, me 10 pikë pas 4 javësh.

“Citizens” nuk e diskutuan aspak suksesin në shtëpi përballë modestëve të Brighton dhe zhbllokuan takimin që në minutën e dytë me anë të fantazistit belg Kevin De Bruyne.

Më pas ishte sulmuesi argjentinas Kun Aguero, që shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë dhe sërish në minutat e para të pjesës së dytë, për të çuar shifrat në 3-0, ndërsa rezultatin e vulosi Bernardo Silva në minutat e fundit të sfidës.

Zhgënjen sërish Chelsea, që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në “Stamford Bridge” përballë skuadrës debutuese në Premier League, Sheffield United.

Të besuarit e Lampard shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të sulmuesit të talentuar Tammy Abraham dhe u duk se gjithçka do të ishte e lehtë, por lëshuan në 45-minutëshin e dytë dhe nxorën dy herë topin nga rrjeta.

Në sfidat e tjera, Leicester mposhti me rezultatin 3-1 Bournemouthin, Crystal Palace triumfoi 1-0 përballë Aston Villas dhe West Ham fitoi 2-0 përballë Norwichit, dnërsa Newcastle dhe Watford ndanë nga një pikë në barazimin 1-1.

Related posts

“Tërmet” në Rusi, Suedia shtang gjermanët dhe shënon golin e avantazhit (VIDEO)

Sadik.Autor

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Q.Autor

“CIAO ITALIA”/ Në Shqipëri të duan më shumë se në… Katar!

F.autor

Leave a Comment