Bundesliga Futboll

Augsburgu pranë zonës europiane, shkatërroi 3-0 Entrachtin e Frankfurtit

Augsburgu u ngjit disa pozicione në renditje pasi fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, që mbetet një rival direkt për zonën europiane. Skuadra bavareze e dominoi përgjithësisht takimin, ndërsa tentativat e miqve në minutat e fundit për të kthyer rrjedhën e ndeshjes rezultuan të kota.

Ja-Cheol Koo i gjendur në kohën dhe vendin e duhur prishi ekuilibrat në rezultat në minutën e 19-të.
Golin e sigurisë vendasit e gjetën në 76-ën me Gregoritsch, ndërsa pak para se gjyqtari të vërshëllente për funditn e takimit Richter volusoi fitoren 3-0 të Augsburgut. Gjithsesi në renditjen e Bundesligës Eintrachti i Frankfurtit pozicionohet një vend më lart me 33 pikë, 2 më shumë se bavarezët.

Related posts

MAHNITI NË RUSI/ Ja oferta “faraonike” për Modriç, bëhet lojtari më i paguar në botë

Isa.Autor

SKANDALI I BASTEVE NË TURQI/ Arrestohen 18 persona! Të përfshirë gjyqtarë dhe president klubi

F.autor

LIVE/ Champions, Grupi C: PSG në avantazh, Liverpooli ndëshkon Napolin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment