Futboll La Liga Sport

Ramos “thumbon” RONALDON/ Modriç e meritonte atë çmim më shumë se…

Pas marrjes së çmimit si “mbrojtësi më i mirë” i sezonit 2017/18, Sergio Ramos ka folur përpara mediave për trofeun e fituar, marrëdhënien me Salah dhe vendimin e organizatorëve të UEFA për ta ulur vetëm një karrige pas tij, por gjithashtu edhe për mungesën e ish- shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Çmimi: “Një natë e veçantë, një mbrëmje gala që gjithmonë është shumë e rëndësishme për futbollistët. Reali Madrid ka treguar edhe një herë se është i kompletuar në të gjitha aspektet. Keylor, Modric, Cristiano kur ishte tek ne…është një tregues që ata po i bëjnë gjërat siç duhet duke shkruar historinë, por në futboll nuk mund të jetohet me të kaluarën, kështu që ne kemi filluar sezoni nga e para, me të njëjtën ambicie “.

Salah: “Ishte diçka qesharake ajo që ndodhi sot. Ai u kthye, unë e përshëndeta dhe kaq”.

Mungesa e Cristiano-s: “Ne nuk dinim asgjë. U befasuam kur na thanë që nuk do vinte. Është vendimi i tij, është i lirë të bëjë atë që dëshiron. Nuk kam biseduar me të, do të ketë arsyet e tij, është një pyetje për të. Nuk mendoj se Cris nuk është i lumtur që çmimin “lojtari më i mirë” e fitoi Modriç. Ai mund të mërzitet që nuk e fitoi ai, por jo për faktin se e fitoi një shok i skuadrës, dyshoj. Nëse ka një lojtar që e ka merituar ta fitojë këtë çmim është padyshim Modriç. Nuk e di nëse nuk ka ardhur se e dinte që s’do e fitonte…është një pyetje për të”.

Related posts

VEPRIM EKSTREM/ Ja momenti kur Tyson Fury lëpiu gjakun e Wilder gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Modelja turke i nxjerr të palarat Cristiano Ronaldos: ‘Më dërgoi mesazh në Instagram, por unë… (FOTO)

Q.Autor

THELLOHET SKANDALI/ “Ulërija dhe kërkoja që të ndalej”, vajza e përdhunuar nga Ronaldo zbulon detaje të frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment