Futboll La Liga Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Benzema dhe Mendy i dhurojnë fitoren Real Madrid dhe vazhdon ndjen ndaj rivalit në kryer

Real Madridi ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen ndaj Getafes. Ekipi madrilen nuk gaboi në shtëpi përballë një kundërshtari që u vendos mirë në fushën e lojës.

Djemtë e Zinedine Zidane nuk arritën të çanin mbrojtjen kundërshtare në pjesën e parë. Madrilenët shijuan golin e parë me Karim Benzema në minutën e 60′. Ai mori një pasim të mirë nga Vinicius Junior dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Goli i dytë u shënua nga Mendy pas një aksioni të mirë të vendasve. Marcelo krosoi drejt zonës dhe shoku i tij i ekipit nuk gaboi duke e shoqëruar në rrjetë për 2-0. Reali merr 3 pikë të rëndësishme dhe vazhdon ndjekjen ndaj Atleticos që duket e sigurit në vendin e parë.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu

Related posts

Ançelotti “çmend” Napolin/ Trajneri italian kërkon akordin me kampionin e botës

Isa.Autor

MANCHESTER CITY – EVERTON/ Vendasit do të kërkojnë fitoren për luftën e kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ANGLIA NË ALARM/ Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta në Meksikë

F.autor

Leave a Comment