Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nis derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham

Nis sfida derbi e Londrës mes Arsenalit e Tottenhamit, që po zhvillohet në “Emirates Stadium” që prej orës 17:30.

“Topçinjtë” e Unai Emery e nisën mirë kampionatin, duke regjistruar dy fitore radhazi, por në testin e parë të vështirë, atë të “Anfield Road” një javë më parë përballë Liverpoolit, u dorëzuan duke pranuar humbjen me rezultatin 3-1.

Megjithatë synimet e Arsenalit janë që të sigurojë pa problem një vend në zonën Champions dhe në sfidën e sotme përballë Totenhamit do të tentojë që të rikthehet menjëherë të fitorja dhe të ngjitet në kuotën e 9 pikëve.

Një start të mirë u duk se bëri edhe Tottenhami në javët e para, sepse pas fitores ndaj Aston Villës në ndeshjen hapëse, arriti të ndalë në barazim 2-2 Manchester City-n në “Etihad Stadium”, por javën e kaluar zhgënjeu në shtëpi përballë Newcastle, ku humbi me rezultatin minimal.

Tekniku Pocchetino e cilësoi aksident humbjen e një jave më parë dhe bëri thirrje që skuadra e tij të reagojë e të fitojë derbin, për të mos humbur kontaktet me kreun e renditjes, ku Liverpooli e City po bëjnë vërtetë mirë.

 

LIVEARSENAL – TOTTENHAM 0-0

FORMACIONET ZYRTARE: 

Formacionet zyrtare

/PANORAMASPORT.AL/

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Dinamo fiton derbin në merkato ndaj Partizanit dhe “rrëmben” sulmuesin…

Delo.autor

U LIRUA NGA AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Benjamin Mendyt i shpëtojnë lot para trupit gjykues

F.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Dovedan merr lajmin e keq, ekipi “Ballshiot” pa dy lojtarët e rëndësishëm. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment