Kategoria Superiore Shqipëri

Fitore për ditëlindje, Partizani mund Kamzën dhe e parakalon në renditje

Partizani arriti një fitore të rëndësishme ditën e sotme, përballë Kamzës në kryeqytet. Sfida u vendos vetëm në pjesën e parë, me golat e shpejtë që erdhën që brenda 25 minutave të para.

Golin e parë e shënoi Asani, i cili pas një ngatërrese të portierit Gjonikaj, doli i vetëm me portën dhe shënoi qetësisht. Ishte po Asani, që pas një aksioni model të demave, shënoi edhe të dytin. Për miqtë ngushtoi shifrat Plaku, menjëherë pas golit të dytë të Asanit, por vetëm kaq.

Partizani arriti kështu një fitore në ditën e ditëlindjes së 72-të, dhe me këto tri pikë, arriti të parakalonte Kamzën në renditje.

Related posts

NGA SHIU NË BRESHËR/ Si sulmuesi Bullari humbi Kombëtaren dhe shansin për të luajtur në Angli

Delo.autor

ZYRTARE/ Kapiteni Pere i vitit historik të Dinamos prezantohet në klubin maqedonas…

Delo.autor

JAVA E TRETË NË SUPERIORE/ Zbulohet axhenda, ja kur luhen 5 sfidat interesante…

Delo.autor

Leave a Comment