Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E TRETË NË SUPERIORE/ Ngjishen skuadrat në kryesim, askush nuk është më “perfekt”

Renditja e Kategorisë Superiore pas tre javëve të para të saj, sheh se nuk ka më asnjë skuadër e cila ka pikë të plota në këtë moment të sezonit.

Tani janë tre skuadra të cilat janë ngjeshur në vendin parë, si dhe dy të tjera që i ndjekin me një pikë më pak, që do të thotë se për këtë fillim edicioni ka “luftë” për çdo pikë dhe asgjë nuk duket e sigurt.

Kreu tashmë ndahet nga Tirana, Kukësi dhe Teuta të cilët janë në kuotën e 7 pikëve dhe vetëm golavarazhi mban bardheblutë në vendin e parë.

Pas tyre janë Partizani dhe Skënderbeu, me të kuqtë që shkuan në 6 pikë pas suksesit të sotëm, ndërsa Skënderbeu ngeci në shtëpi përballë Bylisit.

Ballshiotët dhe Vllaznia janë në mesin e qetë për momentin me nga 4 pikë secili, ndërsa Laçi mori pikën e parë, por mbetet larg pretendimeve që ka për Europën apo titullin. Kurse në fund, pavarësisht sinjaleve pozitive, mbeten pa pikë Flamurtari dhe Luftëtari që janë më të rrezikuarat.

Ndeshjet
Vllaznia-Tirana 0-2
Teuta-Luftëtari 3-1
Kukësi-Laçi 1-1
Partizani-Flamurtari 1-0
Skënderbeu-Bylis 0-3

Related posts

“NJËRI NGA NE KAFSHON, TJETRI SHKELMON”/ Diego Kosta bën komentin epik për veten dhe Luis Suarez

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, Cungu kryen zëvendësimin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

REALI E KA RONALDO NË “SHTËPI”/ Vinicius JR shënon SUPER GOL nga 30 metra (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment